Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsey Lohan përjeton tmerr. Përpiqen ta mbysin

July 25
11:57 2016

...

Aktorja Lindsey Lohan ka kaluar një të shtunë të frikshme pasi i dashuri i saj është përpjekur ta mbysë atë. Fqinjët kanë telefonuar policinë  në orët e para të mëngjesit pasi kanë dëgjuar aktoren të bërtiste për ndihmë në ballkonin e saj. Në një video të siguruar nga “The Sun”, Lindsay dëgjohet tek  thërret me zë të lartë për ndihmë duke pretenduar se i fejuari i saj 22-vjeçar, Egor Tarabasov, po tentonte ta mbyste.

“Ju lutem, ai po mundohet të më mbysë, gati më vrau”,- shprehet aktorja duke qarë.  Një person i ngjashëm në paraqitje me të fejuarin e saj duket në apartament dhe Lohan dëgjohet tek i bërtet duke thënë: “Të gjithë do ta marrin vesh.  Dil jashtë nga shtëpia ime. Bëje, guxo edhe njëherë! Je i çmendur, ke nevojë për ndihmë. Kjo është shtëpia ime, dil përjashta! Ka marrë fund. Nuk të dua më. Ti u përpoqe të më vrisje, je një psikopat”.

Efektivët e policisë janë detyruar të hyjnë me forcë në shtëpi, edhe pse askush nuk ishte i pranishëm dhe më vonë u zbulua se aktorja ishte mirë. Sulmi ka ndodhur vetëm një ditë pasi aktorja e ka akuzuar për tradhti të fejuarin e saj. Në orët e para të së dielës, Lohan ka shkruar në Twitter dhe Instagram se ai është treguar i pabesë me të dhe ndoshta ajo mund të jetë në javët e para të shtatzënisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje