Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsey Lohan për fotot nga Mykonos: Egor kishte pirë alkool, po sillej si i çmendur

Lindsey Lohan për fotot nga Mykonos: Egor kishte pirë alkool, po sillej si i çmendur
August 07
10:20 2016

Pak ditë më parë u bënë publike disa foto të Lindsey Lohan dhe të fejuarit të saj rus Egor Tarabasov në ishullin grek Mykonos, ku ai ushtronte dhunë mbi të. Lindsey ka reaguar për herë të parë pas publikimit të fotove për DailyMail, duke u shprehur se kishte pritur që kjo marrëdhënie të përfundonte në martesë dhe fëmijë, por rezultoi në zënka dhe ushtrim të dhunës.

“Tani e kuptoj se nuk mund të jesh në një marrëdhënie me dikë vetëm sepse je e dashuruar. Asnjë grua nuk duhet të dhunohet dhe të rrijë me atë person nëse ky i fundit nuk është i gatshëm të kërkojë falje”,- ka thënë aktorja. Për sa i përket zënkës në Mykonos, Lohan është shprehur se Egor kishte pirë shumë alkool dhe po sillej si i çmendur pasi i mori telefonin nga duart.

Kjo nuk ka qenë e vetmja histori dhune mes çiftit. Kujtojmë që më herët policia ka mbërritur në shtëpinë e aktores pas një denoncimi nga fqinjët, të cilët e kishin dëgjuar tek kërkonte ndihmë pasi i fejuari po tentonte ta mbyste.

“Unë me të vërtetë rashë në dashuri me të, por ai e theu besimin dhe më bëri të ndihem e pasigurt. U përpoqa të rregulloja gjërat, por tashmë është në dorën e tij”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje