Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan reflekton mbi të kaluarën e saj të trazuar

Lindsay Lohan reflekton mbi të kaluarën e saj të trazuar
July 01
14:09 2016

Lindsay ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën, për këtë arsye karriera e saj u fundos dhe ajo ka qenë në qendër të vëmendjes. Në vitin 2013, pas rehabilitimit dhe përfundimit të betejave gjyqësore, Lindsay është përpjekur të rifillojë përsëri karrierën e saj.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, e pyetur në qoftë se ndjente keqardhje për ndonjë gjë, ajo ka thënë: “Unë nuk mund të kthehem pas në kohë, por në qoftë se do të mund ta bëja do të dëgjoja më shumë nënën time, do të jetoja në Nju Jork për një jetë më të mirë dhe do të zgjidhja miq më të mençur”.

Aktorja ka thënë se është duke shkruar një libër për të ndarë përvojat personale dhe për të treguar se si të kapërcejnë pengesat njerëzit që po kalojnë momente të vështira, si ajo dikur. Lindsay u fejua me biznesmenin rus në prill dhe së shpejti mendon të krijojë familjen e saj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje