Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan, pjesë e fesë islame? Reagon nëna e saj

Lindsay Lohan, pjesë e fesë islame? Reagon nëna e saj
January 17
15:09 2017

Fjalët janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje të një shkrimi në gjuhën arabe në llogaritë sociale të   Lindsay Lohan.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Lindsay-t në Instagram të një shkrimi ku shkruhej “alaikum salam” (paqja qoftë me ju) dhe ku aktorja shkruante bashkangjitur:

“Është shumë e bukur!”

s1

Dina Lohan, nëna e aktores, ka mohuar të gjitha thashethemet se e bija e saj mund të jetë konvertuar në fenë islame. Shumë përdorues myslimanë të mediave sociale e kanë përshëndetur dhe mbështetur aktoren e njohur. Por Dina është shprehur për “Gossip Cop” se e bija nuk e ka ndryshuar besimin e saj dhe nuk është pjesë e fesë islame.

 Në muajin prill, zëdhënësi i Lohan ka pohuar se aktorja ka qenë duke eksploruar fenë dhe se ka lexuar Kuranin. Kohët e fundit, Lindsay ka vizituar Turqinë, ku dhe ka takuar nga afër refugjatët./Blitz.al/

Komento
Shperndaje