Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan ka një zakon të keq, mbyll telefonin gjatë intervistave

Lindsay Lohan ka një zakon të keq, mbyll telefonin gjatë intervistave
January 31
14:49 2017

Lindsay Lohan ka zgjedhur të “bojkotojë” një intervistë radiofonike ndërkohë që moderatori ka qenë duke e pyetur mbi zhvillimet e fundit në jetën e saj. Gjatë një interviste për një radio në Australi ditën e hënë aktorja ka folur për jetën e saj në Dubai, përse ka zgjedhur të fshijë disa postime në Instagram dhe veçanërisht për lidhjen e saj me fenë islame.

“Nëse ju me të vërtetë do të ishit të interesuar për mua atëherë duhej ta kishit vënë re që shprehja e cila u komentua kaq gjatë në media, “Alaikum salam”, ka qenë aty për dy vite”,- është shprehur Lohan.

Por kjo intervistë i ka sjellë disa kujtime aktores. Në vitin 2015 ajo ka dhënë një intervistë për të njëjtën radio australiane. Gjatë kohës që moderatorët po e intervistonin, publicisti i saj e këshilloi që të ndërpriste dialogun dhe të mos përgjigjej. Duket se ky ka qëlluar në një moment pikant nisur edhe nga rastësia se në atë moment po pyetej mbi marrëdhënien  e saj me Tom Cruise.

“Pasi ajo intervistë u transmetua u la të kuptohej se unë e mbylla qëllimisht për të mos dhënë një përgjigje. Nga kjo situatë kuptova se kur një i famshëm mbyll telefonin do të ketë medoemos një qëllim”,- është shprehur Lindsay.

Pas kësaj Lohan e mbylli sërish telefonin. Fillimisht moderatorët u shqetësuan, por ajo u telefonoi prapë për t’u thënë se ishte thjesht një shaka.  Ajo thjesht nuk mund të mos e respektonte zakonin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje