Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan ka një kërkesë të pazakontë për Donald Trump!

Lindsay Lohan ka një kërkesë të pazakontë për Donald Trump!
November 14
19:00 2016

Pas fitores së papritur të miliarderit amerikan, Donald Trump, aktorja e njohur Lindsay Lohan ka një kërkesë paksa të çuditshme: të shkojnë në një turne në Siri dhe Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur me një status në Twitter, ku shkruan: “Të lutem, më lër të të ndihmoj! Eja në Stamboll dhe Siri me mua. Mund ta shohësh situatën nga afër!”.

Ndërkohë, menaxheri i yllit hollywood-ian, Scott Carlsen, ka treguar për “Telegraph” se aktorja, e cila ka shpenzuar shumë kohë në kampet e  refugjatëve, do të insistojë që Trump të pranojë kërkesën e saj.

“Ajo do që e gjithë bota të informohet rreth asaj që po ndodh rreth e rrotull presidentit”, – është shprehur menaxheri i artistes në intervistë.

Shpresojmë që Trump t’ia pranojë ftesën aktores! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje