Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan fejohet me miliarderin rus

Lindsay Lohan fejohet me miliarderin rus
April 13
10:07 2016

Lindsay Lohan ka vendosur unazën e fejesës ditën e sotme me Egor Tarabasov, trashëgimtar i pasurisë së një multimiliarderi rus.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga TMZ, që raportonte se Tarabasov i kishte propozuar Lohan-it këtë fundjavë, kurse burime për “US Weekly” kanë deklaruar se çifti është fejuar ditën e sotme.

Lindsay dhe Egor janë takuar për herë të parë në një lokal nate me anë të disa miqve të përbashkët dhe më pas dolën bashkë për muaj të tërë derisa u mor edhe vendimi për fejesën.

Muajin e kaluar, kur filluan edhe thashethemet mbi aktoren e famshme dhe miliarderin rus, mamaja e Lindsay tha në një intervistë për “US Weekly”: “Egor është i këndshëm dhe shumë i ëmbël. Me të vërtetë është shumë i mirë”. Ajo gjithashtu foli edhe për diferencën në moshë të të rinjve duke thënë: “Ai është i pjekur dhe kjo ka rëndësi. Ata e duan shumë njëri-tjetrin.”

Fejesa e Lindsay Lohan vjen pas shumë problemesh me alkoolin e lëndët narkotike dhe pas një lidhjeje të shkurtër me futbollistin e NFL, Matt Nordgren, në vitin 2013.

Komento
Etiketimet
Shperndaje