Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan e prekur nga referendumi: “Paçi fat me pound-in!”

Lindsay Lohan e prekur nga referendumi: “Paçi fat me pound-in!”
June 24
11:04 2016

Duke qenë se referendumi i mbajtur në Britaninë e Madhe për pyetjen nëse qytetarët duan apo jo të qëndrojnë në Bashkimin Europian mori vëmendjen e të gjithëve, nuk kishte se si Lindsay Lohan, e cila vazhdimisht ka shprehur një lidhje të veçantë me Britaninë, mos të thoshte të sajën nëpërmjet rrjeteve sociale.

Përgjatë gjithë natës që është pritur rezultati, ajo ka shkruar statuse të vazhdueshme në Twitter, duke bërë thirrje se Britania duhet të qëndrojnë në BE. Ajo më pas ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku fillimisht paraqitet një çantë “Chanel” dhe më pas televizioni BBC që jepte vazhdimisht lajme mbi referendumin. “Bëhuni të zgjuar, kini kujdes dhe duhet të punoni shumë për të pasur një Chanel…”, – ka thënë ajo, duke hamendësuar me ironi se nëse Britania del nga BE, prej rënies ekonomike, blerja e një “Chanel”-i do të jetë e vështirë.

Pasi rezultatet janë bërë publike ajo ka shkruar: “Paçi fat me pound-in, do të na duhen 15 vite të ngrihemi sërish ekonomikisht…”

Lindsay Lohan ka thënë gjithashtu se largimi i Britanisë nga BE do të ketë efekt edhe mbi zgjedhjen e presidentes/it të re/ri të SHBA-së.

Shperndaje