Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindsay Lohan dhunohet nga i dashuri. Zbulohen foto nga zënka…

August 03
18:01 2016

Vazhdon të mos gjejë qetësi aktorja Lindsay Lohan!

Kohët e fundit ajo ka hedhur poshtë zërat e një shtatzënie të mundshme, është përballur me tradhtinë e përfolur të të fejuarit dhe me problemet shëndetësore të së ëmës.

Por ndërkohë që këto probleme janë ende të freskëta, disa fotografi ekskluzive të revistës italiane “Chi” tregojnë grindjen e fortë të saj me ish-të fejuarin tashmë, të cilin e ka përzënë nga shtëpia.

Fotot i përkasin muajit korrik, kur ajo dhe 22-vjeçari multimilioner Egor Tarabasov po kalonin të lumtur (në dukje) pushimet në Mykonos.

Mendohet se një ndarje e tillë ka ndodhur për arsye se Lindsay ka gjetur disa mesazhe të dyshimta në celularin e të riut rus.

Pas kësaj ngjarjeje erdhën edhe akuzat e 30-vjeçares për tradhti nga ana e Egor, si dhe për keqtrajtim. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje