Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Rei thumbon sërish Xhensila Peren: “Mos më shit mend ku*vë pa shije”

Linda Rei thumbon sërish Xhensila Peren: “Mos më shit mend ku*vë pa shije”
August 22
08:49 2018

Debatet mes Linda Rei dhe Xhensila Peres kanë filluar gjatë kohës kur zhvillohej “Dance with me”. Por duket se inati mes tyre vazhdon ende…

Së fundmi ish banorja e Big Brother Xhensila Pere ka qenë protagoniste në videoklipin e këngës së re të Genës “Loti i ëmbël”. Ajo ka postuar në Instagram një video të prapaskenave të xhirimeve dhe përbri saj shkruan: “Mendoni se i keni parë të gjitha?”.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Linda Reit, e cila nuk ka ngurruar ta postojë në Insta Story dhe përbri saj shkruan: “Kam përgjigjen e pyetjes tënde… Sigurisht që nuk i kemi parë të gjitha, po presim tre aktorë pornoje të vijnë në skenë me ty”.

Por as kjo nuk ka mjaftuar dhe Linda ka bërë disa video në Instagram, ku i drejtohet Xhensilës si një vajzë pa shije, dhe videoklipi i duket një promo pornoje për shkak të veshjes së saj.

 

A post shared by Linda Rei (@badgirlrei) on

Pavarësisht ofendimeve të njëpasnjëshme, Xhensila nuk ka reaguar ende për këtë, kështu që le të presim nëse ky debat do të vazhdoj sërish apo do të mbyllet këtu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje