Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Rei reagon pas largimit të Fiori Dardhës nga Dance with me: “Fjalët e tua janë edhe të miat!”

Linda Rei reagon pas largimit të Fiori Dardhës nga Dance with me: “Fjalët e tua janë edhe të miat!”
October 11
12:44 2017

Pas largimit të moderatores Fiori Dardha nga spektakli “Dance with me” ka reaguar menjëherë Linda Rei.

Pak kohë më parë edhe Linda u largua nga spektakli e madje pati shumë ankesa përsa i përket produksionit. Mbrëmjen e djeshme, Linda Rei ka publikuar në Insta Story një foto të shkëputur nga video e largimit e rikthimit të Fiorit në skenë dhe bashkangjitur me të ka shkruajtur:

“Jo për gjë, kam respekt dhe të admiroj! Fjalët e tua pak a shumë janë edhe të miat, nuk e di i kujt është faji, por njerëzit që janë të realizuar në jetën e tyre nuk ndjejnë kënaqësi dhe kanë dëshirë të largohen nga ky spektakël pa respekt ndaj njerëzve”.

Nëpërmjet këtij postimi ajo ka qëndruar në anën e Fiorit duke fajësuar në një mënyrë sërish produksionin, i cili sipas saj bëhet shkak që njerëzit të largohen nga ky spektakël./Blitz.al/

 

 

Shperndaje