Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Rei-politikanëve: “Unë ju vendos njëri mbi tjetrin e ju vë flakën!”

Linda Rei-politikanëve: “Unë ju vendos njëri mbi tjetrin e ju vë flakën!”
October 01
13:51 2017

Është bërë e udhës tashmë që personazhe të ndryshëm të ekranit të rrëfejnë marrëdhënien e tyre me politikanë që ndoshta nuk i kemi pritur.

Nuk kanë qenë të rralla rastet kur në mediat e huaja botërore të publikoheshin lajme për këngëtarë apo artistë, të cilët kishin marrëdhënie me politikanë me emër, si rasti i thashethemeve të Beyonce-s dhe Barack Obama-s.

Por ky nuk është fare rasti i make up artistes Linda Rei, e cila ka treguar për Thumb të Aulonës dhe Fatmës se marrëdhënien me politikanët nuk e ka aspak mirë.

“Do i vija njëri mbi tjetrin e do u vija flakën”, – është shprehur Linda, e pyetur nëse një politikan do t’i propozonte. “Të gjithëve bashkë. Kupton? Mendojnë vetëm për vete dhe njerëzit janë aq të trembur saqë kanë nevojë që fjalët e tyre t’i besojnë. Jo se janë budallenj, por kanë nevojë.”

Me këtë që tha Linda, është e sigurt që asnjë politikan nuk do t’i afrohet nga frika! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje