Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Halimi zbulon për herë të parë fytyrën e vajzës:”Thyeje internetin dashuri”

Linda Halimi zbulon për herë të parë fytyrën e vajzës:”Thyeje internetin dashuri”
April 21
17:19 2019

Linda Halimi është bërë së fundmi nënë e një vajze, Kaimana. Ajo kishte vendosur ta mbante të fshehtë fytyrën e vajzës, por mesa duket një dashuri aq e madhe nuk mbahej dot pa u ndarë me të tjerët.

Linda ka postuar pak minuta më parë foton e portretit të Kaimanës.

“2 javëshe, seti i parë fotografik. Gëzuar Pashkët të gjithëve. Thyeje internetin dashuria ime…”- shkruan Linda krahë fotos aq të adhurueshme të vogëlushes.

Ndjekësit kanë vërshuar me komentet e ëmbla, duke i vënë në pah dhe ngjashmërinë që ka me të.

Tashmë Kaimana ka dhe profilin e saj në Instagram, por ende mbetet një llogari private. /blitz.al/

Komento
Shperndaje