Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Halimi sulmohet nga disa fansa

Linda Halimi sulmohet nga disa fansa
April 23
13:12 2016

Një ditë më parë Linda Halimi publikoi në  SnapChat një video, ku shfaqej duke darkuar në një restorant dhe në sfond dëgjohej një këngë serbe. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga fansat dhe ndjekësit e Lindës, të cilët e kanë kritikuar lidhur me këngën në sfond, duke supozuar se një këngëtare nga Kosova nuk mund të dëgjojë këngë serbe.

Sigurisht, Linda ka reaguar lidhur me këtë në rrjetin social Facebook, duke sqaruar se pse në sfond ishte kënga serbe: “Sqarim: Të dashur miq, unë ndodhem në një restorant boshnjak dhe nuk mund të kontrolloj muzikën që luhet në radiostacionin që po dëgjohet në këtë restorant. Po marr shumë kritika se pse muzika që u dëgjua në videon time “live” ishte serbe.

Unë nuk kam asnjë kontroll rreth muzikës që luhet, e përsëris prapë! Unë erdha këtu si kliente për herë të parë. Unë erdha që të shijoj ushqimin ballkanik në restorantin boshnjak, meqë kam mall për ushqimet tona tradicionale ballkanike. Muzika serbe nuk do të lëshohet kurrë në shtëpinë time, mirëpo ky është restorant dhe aty ndodhem momentalisht”.

Linda nuk ka harruar të përmendë edhe kombin shqiptar, për të cilin shkruan: “Pa modesti e them, unë patriotizmin tim e kam shfaqur aty ku duhet moti tashmë dhe vazhdoj ta dua kombin tim, edhe kur kombi im nuk më vlerësoi kur më duhej më së shumti. E dimë të gjithë, edhe pse i kam mbyllur sytë dhe kam vazhduar të punoj shumë duke i injoruar gjërat dhe fjalët negative”.

Shpjegimin e saj lidhur me “sulmin” e disa prej fansave ajo e ka mbyllur duke thënë: “Nëse dikush është aq injorant sa të bëjë pyetje kaq injorante se pse ndodhem aty ku luhet muzika serbe, unë kam një pyetje për ta: Po ti e kontrollon dot muzikën që lëshohet në ndonjë restorant kur shkon të hash? Eh, I didn’t think so… Kështu që, BYE mos më bezdis me gjëra të tilla absurde Faleminderit dhe “Cheers, love u all””.

 

Etiketimet
Shperndaje