Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Halimi përkrah Rihanna-s

Linda Halimi përkrah Rihanna-s
May 19
16:39 2016

Mbrëmë ju patëm lajmëruar se Linda Halimi do të ndiqte live koncertin e Rihanna-s në Atlanta, Georgia dhe ashtu ndodhi.

Ajo ka postuar vazhdimisht video live nga koncerti, si dhe video nga prapaskenat. Në një video të postuar, Linda shfaqet në prapskenë dhe bashkë me të është edhe 2 Chainz, Missy Elliot dhe vetë Riri. Videoja është xhiruar pak para se të niste koncerti dhe grupi duket mëse gati për të performuar, kurse Linda vetë, është gati për t’u kënaqur.

Mesa duket këngëtares shqiptare i ka lënë shumë mbresa koncerti i 28 vjecares, saqë i ka dedikuar një status të gjatë eventit të mbrëmshëm. Ajo shkruan:

Isha aty bashkë me ekipin e Riri’s dhe ekipin tim ku kemi festuar deri në orën 3 të mëngjesit !

Thjeshtësia e Riri’t e bënte atë edhe më të bukur se sa paraqitet në media! Dhe mënyra se si sillej aq e dashur dhe e mirë të gjithë stafin të bënte të shohësh që pavarësisht statusit, të qëndrosh me këmbë në tokë tregon më shumë klas dhe bukuri.

Kam bërë aq shumë video saqë më vdiq telefoni haha desha të ndaj edhe me ju këto eksperienca me video Live, por pastaj pasi jemi futur në dhomën e Rihanna’s ishte koha për koktej dhe i kemi ndalur të gjithë telefonat për të shijuar këto momente më mirë nuk kam marrë foto personale me të sepse një gjë të tillë e bënin fansat me të para se të dale në skenë dhe unë nuk isha aty si fanse por si një artiste tjetër me ekipin e saj për ta mbështetur, ashtu sic ishte edhe Missy Elliott, 2 Chainz etj etj. Nuk e pashë të arsyeshme ta bezdis meqë po festonim të gjithë bashkë! Kemi qëndruar bashkë në prapaskenë para dhe pas daljes në skenë të saj! Faleminderit dhe stafit të Rihanna-s dhe vetë asaj për mikpritjen, ushqimin, pijet dhe gjithë atë qejf që do ta mbaj mend gjatë :))))

E keni vënë re sa me fat është Linda? Dje ishte në skenën e ‘American Idol’ kurse sot në koncertin e Riri-t. Nuk do të ishte cudi sikur një ditë ta shohim në skenën e koncerteve të tilla.

 

@badgalriri live in Atlanta 💥🔥❤️

A video posted by LINDITA HALIMI (@linditaworld) on

Etiketimet
Shperndaje