Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Halimi: “Mund të isha një prej të vdekurve në aeroport”

Linda Halimi: “Mund të isha një prej të vdekurve në aeroport”
June 29
09:57 2016

Mbrëmjen e djeshme, pasi Europa u trondit sërish nga një sulm terrorist në aeroportin e Stambollit në Turqi, kanë qenë jo pak shqiptarë të cilët kanë pasur udhëtime ajrore me ndalesë pikërisht në Stamboll. Njëri prej tyre madje ka qenë edhe vetë kryeministri Rama bashkë me një delegacion të shtetit shqiptar.

Linda Halimi është një nga artistet që ka shpëtuar nga sulmi terrorist vetëm prej fatit, pasi pikërisht në atë orar këngëtarja do të kishte fluturimin e saj nga Turqia për në Amerikë. Por ndjesia e ka bërë që ajo të shtyjë biletën për dy ditë të tjera. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook ajo ka shkruar: “Supozohej të shkoja nga aeroporti i Turqisë për në SHBA natën e sotme. Pa vetëdije thjesht e shtyva për dy ditë biletën sepse po ndihem shumë mirë që jam në shtëpi. A nuk është Zoti i madh? Unë mund të isha një nga personat e vdekur sot në aeroport…”.

Edhe menaxherja e saj, Cheryl A. Mack, është shprehur në Facebook se falë Zotit e kishin shtyrë biletën e Lindës për pas dy ditësh.

 

Shperndaje