Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Linda Halimi ka një mesazh për të gjitha nënat

Linda Halimi ka një mesazh për të gjitha nënat
August 08
16:50 2016

 

Lëvizjet për të drejtat e femrave apo siç quhen në vendet perëndimore kanë prekur edhe personazhet e famshëm shqiptarë.

Linda Halimi ka postuar në profilin e saj në Facebook një status, ku u bën thirrje nënave t’i mësojnë djemtë e tyre të jenë të pavarur.

“Më vjen inat kur mendoj që nënat i kanë mësuar vajzat të gatuajnë disa receta dhe djemve s’u mësuan as bukën ta lyejnë me gjalpë. Mësuan vajzat të qepin, të qëndisin dhe djemve as të qepin një kopsë. Mësuan vajzat si të lajnë dhe pastrojnë dhe djemtë s’dinë ku kanë çorapet”, – shkruan këngëtarja.

Dhe në fund, Linda bën thirrje: “Nëna, mësojini djemtë të jenë të pavarur! Feministe deri në vdekje”.

Pas këtij statusi, këngëtarja ka shkruar sërish lidhur me diskriminimin gjinor dhe nuk ngurron të veshë me epitete figurën e gruas.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje