Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lily Allen përndiqet prej 7 vitesh nga një i panjohur

Lily Allen përndiqet prej 7 vitesh nga një i panjohur
April 17
17:03 2016

Lily Allen nuk ndihet e sigurt pasi prej 7 vitesh përndiqet nga një i panjohur. Makthi ka filluar në vitin 2009 kur një ndjekës në Twitter i ka shkruar këngëtares duke pretenduar se kishte shkruar tekstin e një nga këngëve të saj. Më pas Gray, personi në fjalë i ka dërguar asaj shkrime kërcënuese në shtëpi dhe në shtëpinë e motrës. Lily ka denoncuar këtë rast në polici.

Gjatë këtyre viteve, Allen përndiqej nga Gray dhe sjellja e tij ishte shumë shqetësuese, pasi ai ka probleme mendore. Vitin e kaluar këngëtarja është ndier e rrezikuar përsëri sepse është zgjuar në mëngjes dhe ka gjetur dikë duke u përpjekur të hapë derën e dhomës të gjumit. Ka qenë përsëri Gray ai që ka hyrë në shtëpinë e këngëtares,por pasi ka shkuar policia në vendngjarje ka zbuluar se Lily-t i kishin vjedhur portofolin dhe ia kishin djegur atë.

Gray është akuzuar dhe u kap për vjedhje dhe ngacmim. Por këngëtarja shprehet se nuk është e zemëruar me të, pasi ai ka probleme mendore dhe duhet të trajtohet. Ajo mendon se nuk është e sigurt deri në momentin që Gray do të trajtohet sepse edhe në qoftë se burgoset, kur të dalë nga burgu ai mund ta përndjekë sërish.

Komento
Etiketimet
Shperndaje