Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lil Wayne në një situatë të sikletshme

Lil Wayne në një situatë të sikletshme
April 21
11:09 2016

Nuk ka asgjë më mirë se të mësosh si të luash një këngë në kitarë nga një legjendë. Ka qenë kjo që i ka ndodhur Lil Wayne kur u caktua të performonte me Kid Rock dhe Willie Nelson në Country Music Awards në vitin 2008.
Sipas Weezy, ai nuk pati kohë mjaftueshëm për të sjellë në skenë “Sweet Home Alabama” të Lynyrd Skynyrd. Megjithatë, Nelson i ka ardhur në ndihmë.

Në videon bashkangjitur, Lil Wayne dhe 2 Chainz janë në prapaskenën e “The Tabernacle” në Atlanta në muajin mars.
“Unë kam një histori qesharake rreth Kid Rock. Kam marrë pjesë në Country Music Awards me të më parë”, – i tha Wayne 2 Chainz duke shtuar se u shfaq në event 5 minuta para se të ngjiteshin në skenë.

Wayne-t iu tha se do të luhej “Sweet Home Alabama”, por kishte një problem të vogël.  “Kid Rock kishte një pamje sikur pyeste: Ti e di këngën, apo jo? Ajo çfarë ai nuk dinte ishte se unë nuk dija si t’i bija kitarës. Unë thjesht luajta një këngë, nuk e dija nëse do të tingëllonte mirë për “Sweet Home Alabama”. Nuk isha i sigurt”, – tha Wayne.

Ndërkohë që Wayne shpjegon se situata po bëhej e dukshme për dëgjuesit, u shfaq dikush që i shpëtoi. “Willie Nelson erdhi drejt meje dhe më tha: Ma lër mua të ta tregoj. Kështu u sinkronizuam dhe erdhi koha e shfaqjes së vërtetë, luajta këngën me Kid Rock dhe Willie Nelson” , – ka përfunduar reperi.

Shperndaje