Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lideri i Maroon 5: “Edhe unë jam shtatzënë”

May 04
17:53 2016

 

Adam Levine është një bashkëshort tepër i kujdesshëm dhe i përkushtuar dhe këtë e ka treguar edhe me anë të një fotoje në Instagram.

“Java e 20-të dhe po plas”, – ka shkruar këngëtari në foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij shtatzënë, Behati Prinsloo. Ai e ka përfunduar fjalinë me hashtag-un: “Edhe unë jam shtatzënë”. Çifti i njohur ka pozuar në tualet duke treguar, përveç formave, edhe barkun e tyre.

Levine e konfirmoi para një muaji shtatzëninë e modeles Prinsloo me anë të një fotoje në Instagram, duke treguar gjithashtu edhe gjininë e fëmijës ( vajzë). Burime për Us Weekly kanë treguar se modelja mund të jetë rreth 5 muaj shtazënë dhe do të lindë në përvjetorin e dytë të çiftit Levine-Prinsloo.

Etiketimet
Shperndaje