Blitz

 Breaking News

Liam Hemsworth konfirmon lidhjen me modelen 21-vjeçare

Liam Hemsworth konfirmon lidhjen me modelen 21-vjeçare
January 13
20:22 2020

Liam Hemsworth, ish-partneri i lënduar i Miley Cyrus, me të cilën aktualisht është në proçedura divorci dhe vëllai i Chris Hemsworth (informacion i panevojshëm në këtë rast, por i nevojshëm për të treguar se çfarë bëjnë gjenet e mira), tashmë është në një lidhje të re.

Pas disa thashethemeve dhe pretendimeve se ishte në një romancë me aktoren Maddison Brown, vetë Liam ka konfirmuar historinë e re me modelen 21-vjeçare Gabriella Brooks. Dhe këtë e ka bërë duke dalë publikisht me të, fillimisht gjatë qëndrimit të tyre në plazh, ku dhe u shkrepën këto foto të tyre duke u puthur:

Dhe më pas duke ja prezantuar të dashurën prindërve të tij, gjë që tregon se gjërat mund të jenë më serioze se sa fliten ose duken.

Çfarë duhet të dimë për Gabriellën, e keni parasysh, që të jemi të siguritë se nuk do ta lëndojë Liam njësoj si Miley…Ajo është një modele e suksesshme në Australi, ndërkohë që përsa i përket jetës private, ka qenë në një lidhje prej 4 vitesh me solistin e grupit 1975, Matthew Healy, histori që mori fund vjeshtën e kaluar.

Pra të dy kanë dalë nga lidhje afatgjata dhe mesa duket kanë gjetur sërish dashurinë kur kanë njohur njëri-tjetrin.

/Blitz.al/

Share