Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Letër e hapur për Adele: Ti përmbyse gjithçka!

Letër e hapur për Adele: Ti përmbyse gjithçka!
March 30
10:10 2016

Të martën e 15 marsit shkova për herë të parë në një koncert të Adeles. Ishte koncerti i saj i tetë për këtë vit dhe çdo biletë ishte e shitur. Ky ishte momenti kur gjithçka u përmbys…

Unë e dashuroj muzikën. Vetëm Zoti e di se sa shumë, sepse për mua muzika është e vetmja gjë e vërtetë në këtë botë.

Nuk kam qenë kurrë fanse e Adeles që prej fillimit. Ndoshta sepse vetë kam qenë e angazhuar me muzikë, me atë të vërtetën e viteve ’80 dhe e shihja nga afër se si muzika u shkatërrua pas viteve ’90, kur këngëtarët më shumë sesa për shpirtin flisnin për seksin, dhimbjet e zemrës nga ndarjet, tema në përgjithësi të mërzitshme, ku zakonisht femrat këngëtare gjejnë qetësi duke i ndarë problemet e tyre me fansat.

Nuk dua të gënjej, që prej momentin kur Adele u bë e famshme, kam qenë shumë mosbesuese ndaj saj. Ndoshta sepse e kam dëgjuar nëpër kisha dhe lokale të vogla ku këndohej “live” që kur nuk ishte e njohur dhe asnjëherë nuk e kisha kuptuar se çfarë kishte të veçantë që pëlqehej kaq shumë.

Unë jam rritur me Madonën, me muzikën e saj. Muzika e Madonës ma ushqente shpirtin. Gjithmonë kam qenë e idesë se ka një këngë të Madonës për çdo moment dhe situatë në jetën e një femre, edhe për momentet që akoma nuk i kemi përjetuar.

Kur isha e vogël dhe të gjithë më tallnin në shkollë prej ndrojtjes që kisha, kur qaja se si babai im përdorte dhunë ndaj mamasë sime të shtrenjtë, gjithmonë më shkonte mendja te Madona. “Çfarë do të bënte Madona po të ishte në këtë situatë?” Kjo lidhje shpirtërore me të më ka ndihmuar të tejkaloj shumë vështirësi. E di që jo vetëm për mua, por edhe për shumë femra të tjera ka qenë po njësoj.

Shkova dhe dëgjova Adelen dhe, për të qenë e sinqertë, ajo ma fitoi zemrën! Jo vetëm ma fitoi, por ma mori të gjithën, më zhyti në një thellësi ndjenjash dhe mendimesh që në këndimin e notës së parë. Ajo krijoi një lidhje të magjishme me publikun, i shihte të gjithë në sy dhe u këndonte të gjithëve me të njëjtin intensitet. Ajo më fitoi edhe mua! Dhe unë përmbysa të gjitha mendimet, konfuzionet dhe kritikat që kisha për të dhe i hodha shumë larg vetes.

Teksa shkoja për në shtëpi shumë të panjohur më hidhnin shikime, të çuditur që unë buzëqeshja me veten. Dhe teksa eci e mbushur me energji pozitive them me vete: “Çfarë do të bënte Adele po të ishte në këtë situatë?” Unë e di që kur të shkoj sot në shtëpi do të vendos diskun e Adeles përbri atij të Ninës, Billit, Amit apo Madonës. Por jam e sigurt edhe për një gjë, disku i Adeles do të qëndrojë në krye të koleksionit tim mbi emrat e mëdhenj të muzikës…

Autore: Stephanie May

Komento
Etiketimet
Shperndaje

0 Comments

No Comments Yet!

There are no comments at the moment, do you want to add one?

Write a comment

Write a Comment