Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leonora Poloska: Eurovizioni – një eufori 10 ditore, ku “prapa perdeve” është një realitet i hidhur

Leonora Poloska: Eurovizioni – një eufori 10 ditore, ku “prapa perdeve” është një realitet i hidhur
November 11
09:13 2016

Këngëtarja Leonora Poloska, edhe pse prej një kohe të gjatë nuk është më aq aktive në tregun muzikor, vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku. Kohët e fundit ajo ka dhënë një intervistë për “Telegrafin”. E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në ndonjë festival të përmasave europiane, Leonora është shprehur se ka pasur oferta.

“Kam pasur oferta për në Shqipëri, mirëpo  në vitin 2002, në Estoni, kam qenë si vokal përcjellës i këngëtares nga Maqedonia dhe nuk më la mbresa të mëdha, është thjesht një eufori 10 ditore, ku njoftohesh me këngëtarë nga vendet tjera e ku “prapa perdeve” është një realitet i hidhur”,- ka thënë këngëtarja.

Sakaq, ajo ka shtuar se nuk i pëlqen kompeticionet dhe nuk e ka në plan të afërt të marrë pjesë në festival./Blitz.al/

Komento
Shperndaje