Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leonora Jakupi pranon që është e dashuruar, por ka një arsye pse nuk bën dasëm!

Leonora Jakupi pranon që është e dashuruar, por ka një arsye pse nuk bën dasëm!
July 20
00:58 2019

Edhe pse me një karrierë të gjatë si këngëtare, Leonora Jakupi është treguar gjithmonë diskrete për çështjet e zemrës.

Megjithatë, në një intervistë së fundmi për emisionon “Mirage”, këngëtarja ka pranuar se është e dashuruar prej kohësh ndërsa ka folur për herë të parë edhe për planet e saj për martesë.

Leonora ka treguar edhe arsyen pse ajo nuk ka ndërmend të bëjë dasëm:

“Nuk e di por për momentin nuk kam plane dasme. Dasmat asnjëherë s’më kanë pëlqyer se je në qendër të vëmendjes. Çifti s’kënaqet, ata që vijnë në dasëm kënaqen më shumë, ndoshta s’bëj dasmë fare”- është shprehur ndër të tjera, këngëtarja.

Sidoqoftë, në rast se ndryshon mendim,  Leonora pranoi se padyshim do ndjekë disa tradita të dasmave shqiptare.

Për më shumë detaje, ndiq videon më poshtë:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje