Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Leonardo DiCaprio” fiton medalje argjendi në “Rio 2016”

August 08
18:05 2016

Pas fitores së medaljes së argjendtë, Leo po kërkon edhe një medalje ari – dhe nuk po flasim për Leonardon që fitoi “Oscar”-in e parë këtë vit.

Brady Ellison, përfaqësues i SHBA-së në Lojërat Olimpike, “Rio 2016”, i siguroi skuadrës së tij një medalje të argjendtë në gjuajtje me hark, por nuk ishte kjo ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Sportisti olimpik u bë një nga më të përfolurit në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me Leonardo DiCaprio-n. Madje, disa shkuan deri aty sa të spekulojnë se Brady është thjesht një alter-ego e aktorit, i cili po përpiqet të fitojë një medalje tjetër olimpike, pas “Oscar”-it.

Sikur kjo të ishte e vërtetë, vetëm për një moment ta mendonim këtë gjë, DiCaprio do të hynte në histori si njeriu i vetëm me një “Oscar” dhe një medalje olimpike. Epo, ndoshta mund të ndodhë në të ardhmen… nuk i dihet.

Komento
Shperndaje