Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leonardo DiCaprio akuzohet për një skandal korrupsioni në Malajzi

Leonardo DiCaprio akuzohet për një skandal korrupsioni në Malajzi
October 05
20:57 2016

Organizata “Aharity” i ka bërë thirrje Leonardo DiCaprio-s që të marrë pjesë në një debat lidhur me skandalin e korrupsionit në Malajzi. Ky korrupsion lidhet me bamirësinë e aktorit dhe prodhimin e filmit “The Wolf of Wall Street 2013″.

Kohët e fundit është zbuluar se janë zhdukur 7 miliardë $, të cilat i ishin dhënë Malajzisë nga fondacioni “Leonardo DiCaprio” dhe dyshohet se Leonardo ka shpenzuar 1.1 milionë $ prej tyre.

Një organizatë bamirëse me bazë në Zvicër i ka kërkuar DiCaprio-s të marrë pjesë në një debat publik në Londër në lidhje me skandalin “Rikuperimi i vjedhjeve të aseteve shtetërore malajzeze”. Gjithashtu organizata bamirëse ka thënë se paratë e DiCaprio-s janë të pista.

Themeluesi i “Red Granite”, nipi i kryeministrit malajzez, ka thënë:

“Ne jemi të interesuar për të mësuar më shumë në lidhje me financat e  fondacionit “DiCaprio””.

Ndërsa përfaqësuesit e aktorit ende nuk kanë dhënë versionin e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje