Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leonard Cohen: T’i japësh Nobel Dylan-it, njësoj si t’i japësh medalje Everestit sepse është mali më i lartë

Leonard Cohen: T’i japësh Nobel Dylan-it, njësoj si t’i japësh medalje Everestit sepse është mali më i lartë
October 15
09:41 2016

Ditën e enjte, Bob Dylan u nderua me çmimin Nobel për Letërsi  duke shkaktuar polemika të shumta mes muzikantëve, romancierëve dhe fansave të tij. Leonard  Cohen ka dhënë mendimin e tij rreth këtij çmimi për Dylan, duke u shprehur se t’i japësh atij këngëtari këtë çmim është njësoj si t’i japësh medalje malit Everest sepse është më i larti në botë.

“Për mënyrën se si ai i shkruan këngët mendoj se Bob Dylan di ta bëjë më mirë se të gjithë”, – është shprehur Cohen në një intervistë për “New Yorker”.

Së shpejti Cohen do të lançojë albumin e tij të katërt “You Want It Darker”. Ai ka rrëfyer se këngët e tij publikohen në diferencë të madhe kohore. “Fakti që këngët e mia marrin një kohë të gjatë për t’u shkruar nuk ju jep garanci për përsosmërinë e tyre”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje