Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leo Di Caprio i rrethuar nga ish-të dashurat e Harry Style-s

May 18
12:46 2016

Leo Di Caprio dhe Georgia Fowler

Leo Di Caprio dhe Georgia Fowler
Picture 1 of 5

Aktori hollivudian Di Caprio na ka surprizuar të gjithëve në festivalin e Kanës, gjatë festës ku është parë  i shoqëruar nga miqtë e tij më të mirë dhe modele të ndryshme, duke përfshirë në këtë grup dhe dy ish-të dashura të Harry Style.

Leo është një aventurier dhe person që i pëlqen së tepërmi festat. Këtë herë ai është kapur duke kërcyer “dirty dance”  në Gotha Club me modelen e Victoria’s Secret, Georgia Fowler. Sipas burimeve, ata nuk mund t’i mbanin duart larg trupave të njëri-tjetrit. Georgia ka qenë në lidhje me Harry Style, pjesëtarin e grupit One Direction, në vitin 2015. Ndërkohë ajo nuk ka qenë e vetmja që është parë në krah të Leo Di Caprio, pasi Nadine Leopold, një tjetër ish-e dashur e Harry-t, është shfaqur më shumë se një herë në pistën e  vallëzimit krah aktorit.

Kujtojmë se fituesi i çmimit “Oscar” është ndarë nga e dashura e tij Kelly Rohrbach gjashtë muaj më parë.  Pak kohë më vonë u përfol se një e dashur e re, Ela Kawalec, një modele polake, ishte parë me Leon. Për fat të keq, Ela nuk dukej gjëkundi në festivalin e Kanës. Rrjedhimisht na lind pyetja: Përse Leo është fiksuar me ish-të dashurat e Harry  Style?

Komento