Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Lemonade”, pretendente për 4 çmimet e mëdha të Emmy Awards

July 14
23:28 2016

 

BEYONCE - ZYRIH, 2016

 

Teksa Beyonce po performon në Zyrih, Zvicër, një lajm i mirë vjen nga përtej Atlantikut.

“Lemonade” është nominuar për 4 çmime të mëdha në Emmy Awards. Për “Outstanding Variety Special”, “Event Or Award Special”, “Outstanding Picture Editing For Variety Programming” dhe “Outstanding Directing For A Variety Special”.

Sigurisht, “Lemonade” është një nga eventet e vitit dhe nuk mund të lihej jashtë vëmendjes së Akademisë, sidomos pasi ky album është shpallur si produksioni muzikor dhe filmik më i mirë i vitit nga një sërë tabloidësh dhe revistash si TIME, Rolling Stone etj.

Me këto nominime, Beyonce është më pranë fitimit të sfidës “EGOT”, që do të thotë Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, çmime më prestigjioze në muzikë dhe kinematografi. Queen B ka 20 Grammy, 1 Emmy dhe duhet të fitojë një Tony dhe Oscar. Nëse ia del, piedestali i legjendave do të jetë vetëm i saj.

Pas këtij lajmi të mirë nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim se si zviceranët mahniten nga “The Formation World Tour”.

Komento
Shperndaje