Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leksioni për sot: Dëgjojani këshillat të tjerëve si Mc Kresha … Aulonës dhe Fatmës!

Leksioni për sot: Dëgjojani këshillat të tjerëve si Mc Kresha … Aulonës dhe Fatmës!
April 23
11:41 2017

Një nga personazhet e ftuar në puntatën e kaluar të emisionit “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ka qenë një nga reperat më të mirë shqiptarë, Mc Kresha. Intervista e tij pa doreza është pëlqyer shumë nga moderatoret dhe nga publiku që e ka ndjekur, por duke qenë në rolin e thumbueseve, sigurisht Aulona dhe Fatma nuk e kanë lënë Kreshën pa nja dy batuta të vogla.

Duke qenë se reperi është shfaqur në intervistë me flokët e gjatë kaçurrela, Aulona i ka sugjeruar me të qeshura se ai duhet t’i presë sepse nuk i shkojnë flokët aq të gjata dhe aq kaçurrela sa i ka, ndërkohë që është ‘ofenduar’ kaçurrelja e studios, Fatma, që menjëherë është kthyer në mbrojtje duke thënë se flokët i ka shumë mirë ashtu.

Por si për çudi, vetëm një javë pas këtij diskutimi në “Thumb”, Kresha ka vendosur t’i presë flokët dhe të ndërrojë kështu look-un e tij. Po ç’paskeni qenë mi ‘grerëza’, e kompleksuat djalin deri sa vendosi të shkurtojë flokët!

Përtej shakave, ne e duam Kreshën njësoj, me çdo model flokësh që ai preferon! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje