Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Lejla” e Elvana Gjatës, video më e shikuar në botë!

“Lejla” e Elvana Gjatës, video më e shikuar në botë!
October 25
22:06 2016

Është publikuar ditën e djeshme dhe po korr sukses të jashtëzakonshëm që në 24 orët e para. Bëhet fjalë për këngën më të re, “Lejla” të Elvana Gjatës në bashkëpunim me Capital T dhe 2Po2.

Vetëm pak minuta më parë, menaxheri i Elvanës, Andi Gramo në një postim ka treguar se për këto 24 orët e fundit, “Lejla” është video më e shikuar në botë nëpërmjet kanalit Youtube.

image

Ndërkohë në një tjetër postim, Andi ka treguar se kënga “Lejla” është vlerësuar me vendin e parë në ‘Top Trending Video’ në Zvicër.

image

Të dyja arritjet me siguri i kanë lumturuar pa masë këngëtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e këtij projekti muzikor por sigurisht edhe të gjithë ata që menjëherë e kanë bërë këngën “Lejla” të preferuarën e tyre! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje