Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Legjenda Toni Basil, 72 vjeç dhe ende kërcen hip-hop

September 11
12:23 2016

...

Ndoshta shumë nga ju nuk e mbajnë mend kërcimtaren e famshme të hip-hop, Toni Basil, apo performancën e saj në këngën “Mickey”.

Sot ajo është 72 vjeçe dhe ende nuk ka hequr dorë nga kërcimi, pavarësisht moshës. Ajo ka qenë mjaft e njohur në vitet ’80 dhe ka performuar krah shumë këngëtarëve të njohur, si Talking Heads dhe David Bowie. Që nga ajo kohë Basil ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare të kërcimit në rrugë. Gjatë kësaj vere, Basil ka qenë prezente në një event të mbajtur nga kërcimtari francez Babson Baba Sy, ku ka surprizuar të gjithë të pranishmit me gatishmërinë, pasionin dhe dëshirën e saj për të kërcyer.  Kur Babson e kuptoi se Toni Basil ishte në eventin e tij, e ftoi të ngitej para të pranishmëve për të performuar.

“Unë gjithmonë kam qenë një balerinë dhe gjithmonë do të jem. Kërcimi ka qenë dashuria ime, mjeku im dhe e di që kam këtë trup dhe shëndet të mirë vetëm falë tij”,- është shprehur Basil për Buzzfeed./Blitz.al/

Komento
Shperndaje