Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Legjenda e futbollit Brazilian, Ronaldinho është gati të martohet, jo me një por me dy gra

Legjenda e futbollit Brazilian, Ronaldinho është gati të martohet, jo me një por me dy gra
May 24
13:06 2018

Legjenda e futbollit Brazilian Ronaldinho së shpejti do të martohet me dy gra, kështu raportojnë mediat në Brazil shkruan Mirror.

38-vjeçari jeton ,me dy të dashurat e tij Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza  në rezidencën që i kushton 5 milion paund në Rio de Janeiro dhe pritet që të kurorëzojë lidhjen e tij në martesë me dy vajzat në muajin gusht.

Ronaldinho është lidhur me Beatriz në vitin 2016-të ndërkohë që ishte në një mardhënie me Priscilla.

Sipas njoftimeve të dy të dashurat e tij marrin një shumë prej rreth 1.500 dollarësh si pagesë që ata ti shpenzojnë sipas dëshirës. Gjithashtu thuhet se ai i blen dhurata të dyjave njëkohësisht dhe zgjedh të njëjtin parfum për to.

Legjenda e futbollit  brazilian i ka kërkuar dorën të dashurave në janar të vitit të kaluar dhe i ka dhënë atyre edhe unazat shkruajnë mediat e huaja.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje