Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Legalizimi i prostitucionit, debat me fyerje mes Kristi Pinderit dhe Mesila Dodës

Legalizimi i prostitucionit, debat me fyerje mes Kristi Pinderit dhe Mesila Dodës
September 28
12:30 2016

Debati për legalizimin e prostitucionit në vend ka përballur aktivistin e LGBT-së, Kristi Pinderi dhe deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kristi Pinderi sulmon deputeten që, sipas tij, nuk ka të drejtë të dalë në mbrojtje të të ashtuquajturit moral shoqëror dhe të shprehet kundër legalizimit të prostitucionit, diçka që politikanet shqiptare e ushtrojnë nga mëngjesi deri në darkë.

Nuk ka vonuar reagimi i deputetes së PDIU-së, Mesila Doda, e cila shprehet se fyerjet ndaj saj ishin për faktin se ajo kishte mbajtur një qëndrim kundër propozimit për legalizimin e prostitucionit. Ajo e cilëson Pinderin si “legen” dhe “mjeran” që nuk ka pasur kurrë dashurinë e një gruaje afër.

Deputetja shkruan më tej se zgjedhjet politike i ka bërë ballëlartë dhe pa përfituar në kurriz të të tjerëve. /Blitz.al/


Etiketimet
Shperndaje