Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledrit & Florit 1+1 i del “zero”

July 22
11:41 2016

Disa javë më parë Flori Mumajesi dhe Ledri Vula kanë publikuar dy nga këngët më të dëgjuara të këtij sezoni, “Beautiful” dhe “Nuk ma la.” Mbrëmjen e djeshme ata kanë patur një koncert të suksesshëm në Ulqin.

Në këtë sezon veror, Flori dhe Ledri janë ndër këngëtarët më të kërkuar por kjo nuk i ka penguar që të ndërthurin  koncertet tyre me pushimet . Pas koncertit në Ulqin kanë  pushuar në bregdetin e Malit të Zi. Dhe këtë e tregon Flori, i cili ka postuar një foto me Ledrin në Instagram e shkruan: “1+1 = Dy Tullac”.

Djemtë u qethën tullacë për realizimin e videoklipit “Beautiful” duke u bërë pjesë e një kauze që prek shumë por i duhet dhënë shpresë. Ky gjest u komentua gjatë në media dhe rrjete sociale duke i bërë dy artistët edhe më të dashur për publikun. /Blitz.al/

flori

Etiketimet
Vip
Shperndaje