Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula sërish në jetën e Dafinës, e fut në sherr me shoqen e ngushtë

Ledri Vula sërish në jetën e Dafinës, e fut në sherr me shoqen e ngushtë
June 16
08:22 2017

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar një shprehje kuptimplotë në Insta Story dhe jo më kot. Duket se ajo ia ka dedikuar shoqes së ngushtë.

“Në qoftë se shoqja e ngushtë nuk urren ish-in tënd më shumë se ty, a është vërtet shoqja jote e ngushtë?”- shkruhet në këtë postim, ku Duffy ka bërë tag miken e saj Jetën.

Edhe pse duket sikur Dafina flet në përgjithësi, në fakt nuk është ashtu. Ky është një dedikim i hapur për Ledrin. Siç të gjithë e dimë, dikur Duffy dhe Ledri kanë qenë të lidhur, por edhe pas ndarjes duket se shoqja e saj vazhdon të ruajë miqësinë me reperin, ndonëse vetëm në rrjetet sociale.

Ne të Blitz.al kemi zbuluar se shoqja e Duffy-t, Jeta, ndjek në Instagram Ledri Vulën. Dafina urren Ledrin? Por në anën tjetër shoqja e Duffy-t e ndjek ish-in e saj në rrjetet sociale dhe kjo sjell dyshimet për këngëtaren nëse ajo është shoqja e ngushtë ose jo. Dafina duke ngacmuar paksa shoqen e saj me këtë shprehje duket se ia ka gjetur fiks!

Edhe pse këngëtarja është në një lidhje prej disa kohësh duket se Ledri vazhdon të shfaqet në jetën e saj. Madje këtë herë e “futi në sherr” me miken e saj më të mirë…/Blitz.al/

Shperndaje