Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula rrëfen se si ka sakrifikuar ëndrrën e tij për të qenë pranë familjes

Ledri Vula rrëfen se si ka sakrifikuar ëndrrën e tij për të qenë pranë familjes
October 27
09:32 2016

Duke qenë se shpesh reperin Ledri Vula, në daljet e tij publike dhe rrymën muzikore që performon, vështirë se mund të njohësh për anën e tij të ndjeshme, kurioziteti i njerëzve lidhur me emocionet dhe përjetimet e tij është i madh.

Mbrëmjen e djeshme, Ledri ka qenë i ftuar në emisionin”NIN” në televizionin “Klan Kosova”. Ai ka treguar ndër të tjera se për të familja është shumë e shenjtë dhe disa herë është privuar nga disa ëndrra të tij, vetëm për të qenë pranë familjes.

Ledri ka treguar se ai është djalë i vetëm në familje dhe ndaj e ka konsideruar gjithnjë edhe përgjegjësi qëndrimin pranë prindërve të tij. Ai ka treguar se ka pasur ëndërr të studiojë jashtë vendit dhe të aktivizohej në një klub basketbolli, por nuk e ka bërë këtë sepse nuk ka dashur të largohet nga familja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje