Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula pas kaq kohësh flet hapur për arsyen e ndarjes nga Dafina Zeqiri

Ledri Vula pas kaq kohësh flet hapur për arsyen e ndarjes nga Dafina Zeqiri
October 31
09:54 2016

Reperi Ledri Vula është bërë kryeqendra e lajmeve rozë fundjavën që lamë pas, sidomos për sa i përket ndarjes së tij nga ish-e dashura, Adela, që e konfirmoi në “Top Show Magazine” duke thënë se ende ka ndjenja karshi Adelës dhe se fakti që janë ndarë nuk do të thotë se nuk ka më dashuri për të. Këto deklarata e kanë prekur publikun, sidomos fansat e tij.

Por edhe pse Ledri së fundmi u përfol shumë për lidhjen me Adelën, të gjithë jemi ende kuriozë për ndarjen e tij të mëparshme nga Dafina Zeqiri. I ftuar në emisionin “Express Rozë”, Ledri, në mënyrë diplomatike, i është përgjigjur pyetjes se pse u nda nga Dafina. “Jemi shumë më të mirë si shokë sesa si të dashur. Dafinën e kam shumë shoqe dhe më mirë funksionojmë kështu”, – është përgjigjur reperi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje