Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula: Kam qarë vetëm një herë në jetë!

Ledri Vula: Kam qarë vetëm një herë në jetë!
November 12
21:04 2016

I ftuar në puntatën e kësaj jave të emisionit “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka qenë reperi i njohur Ledri Vula.

Pasi ndarja nga e dashura ka bërë mjaft bujë, ai është pyetur nëse ka qarë për të. Por Ledri e ka mohuar këtë gjë duke thënë se ai ka ndjenja si çdo  njeri, por nuk qan asnjëherë për këto gjëra.

Më tej ai ka shtuar se do të qante vetëm në qoftë se do të humbte një njeri shumë të afërt dhe ka treguar pikërisht një rast të tillë.

“Kur më vdiq gjyshi kam qarë si fëmijë. Më dukej sikur isha në ëndërr, por në mbrëmje kam dëgjuar një këngë e kam qarë shumë. Nëse qan nuk bëhesh as më pak mashkull, as më pak burrë”,- ka thënë reperi./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje