Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula ka një dëshirë shumë të çuditshme…

Ledri Vula ka një dëshirë shumë të çuditshme…
August 12
14:14 2017

Ledri Vula duket se edhe këtë verë ka qenë një nga këngëtarët, që ka prodhuar shumë hite e që padyshim ka pasur shumë koncerte. Nuk ka ditë që Instastory i reperit nga Kosova të mos jetë i mbushur me momente nga mbrëmjet muzikore të tij.

Por këtë herë nuk do të flasim për to, por për një dëshirë të çuditshme të simpatikut të showbiz-it. Rreth një orë më parë ai ka udhëtuar drejt bregdetit të jugut (dhe pikërisht në Jalë), ku na ka treguar gjithashtu edhe ëndrrën e tij në sirtar.

Ai dëshiron të ketë një kamion të madh sa ky që shohim në foto dhe duke qenë se ëndrrat deri tani i ka bërë realitet, nuk është çudi që në garazhin e tij të ketë edhe një makinë të këtyre përmasave.

Hë mi goca, e imagjinoni dot Ledrin kamionist?/Blitz.al

Shperndaje