Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen: “Adelën e kam dashur shumë”

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen: “Adelën e kam dashur shumë”
October 28
21:57 2016

I ftuar në puntatën e kësaj të premteje në “Top Show Magazine” ishte reperi i njohur Ledri Vula, i cili ka folur për një sërë çështjesh, që nga përdorimi i veshjeve të zeza deri te ndarja nga ish-e fejuara e tij, Adela.

“Unë s’kam folur kurrë për marrëdhënien dhe lidhjet e mia”, – ka thënë Ledri lidhur me marrëdhënien e tij me Adelën. “Ajo nuk është një person publik dhe Instagram-in madje e ka privat. Kam dashur ta mbaj gjithmonë larg këtyre gjërave, por gjërat ndodhin”.

Ai madje ka treguar se është “single” (e morët vesh vajza?) dhe me Adelën janë shumë miq të mirë e do të vazhdojnë të jenë. I pyetur nga Albana Osmani nëse do të jetë mik i vajzës në fjalë dhe a do të jetë ajo fansja e tij, reperi “shum pis” ka thënë: “Gjithmonë! Deri në fund”. Albana ka shkuar më tej duke e pyetur nëse do të kthehet me ish partneren e tij e përgjigja e Ledrit ishte: “Edhe mundet!”

“Adela është një nga personat që kam dashur më shumë në jetë e s’do ta harroj. Do ta dua gjithmonë”, – ka treguar Ledri i përlotur në studio.

Kjo është hera e parë që reperi ka folur për marrëdhënien e tij me ish-partneren, Adelën dhe kështu mësuam një tjetër anë të Ledrit: atë të të dashuruarit!

Sigurisht, ai ka folur për klipin duke treguar se e gjitha ka ardhur me një mesazh pozitiv: për të ecur para! /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje