Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ledri Vula anulon koncertet, flet menaxheri i tij Faton Shoshi

Ledri Vula anulon koncertet, flet menaxheri i tij Faton Shoshi
April 29
11:51 2019

Ledri Vula është një ndër reperët e preferuar të publikut shqiptar. Këngët e tij tashmë menjëherë pas publikimit kthehen në hite duke arritur me qindra mijëra klikime edhe në you tube. Një lajm jo i mirë vjen nga reperi pasi sipas “Prive” ai i ka anuluar të gjitha koncertet.

Blitz.al ka kontaktuar me menaxherin e tij, Faton Shoshin i cili e ka konfirmuar lajmin. Ndërsa i pyetur në lidhje me arsyet e këtij vendimi i cili sigurisht ka mërzitur të gjithë fansat e Ledrit, menaxheri u shpreh se për pak ditë do të na tregojë më shumë detaje rreth këtij vendimi.

Gjithçka do të zbulohet në vijim, ndërkohë kujtojmë se projekti i fundit i Ledrit ishte kënga “Menemadhe” një bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kresha, këngë e cila pati një suksese të madh duke arritur në kanalin e You Tube mbi 24 milion klikime.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

Share