Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri, Nora dhe Era nuk janë vetëm kolegë në muzikë. Kjo është marrëdhënia e tyre e vërtetë…

Ledri, Nora dhe Era nuk janë vetëm kolegë në muzikë. Kjo është marrëdhënia e tyre e vërtetë…
October 25
08:57 2016

Reperi Ledri Vula momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së tij më të fundit, “A jena mirë”. Pas arritjeve që korri gjatë sezonit të kaluar me “Kings”, si dhe me bashkëpunimet tejet të bujshme me Flori Mumajesin, Ledri duket se iu rikthye rutinës së vet të këngëve me këtë publikim.

Mirëpo, siç edhe mund të kuptohet, artistët nuk janë pa miq si në jetën e përditshme ashtu edhe në karrierën muzikore. Sigurisht që disa kolegë janë më specialë sesa të tjerë duke qenë mbështetës të mirë të njëri-tjetrit. Nora dhe Era Istrefi duket se kanë një raport të shkëlqyer me reperin Vula. Të dyja motrat kanë shpërndarë këngën e re të Ledrit në profilet e tyre në Instagram për të treguar kështu mbështetje ndaj mikut të tyre.

Deri këtu gjithçka është krejt normale dhe e zakonshme. Por ajo që na ka rënë në sy ne të Blitz.al është mënyra se si Ledri i ka falënderuar të dyja motrat. Ai ka përdorur dy nofka ledhatuese si për Norën ashtu edhe për Erën. “Faleminderit Erjanë!” – ka shkruar Ledri te profili i Erës, ndërkohë që te Nora ka shkruar: “Faleminderit Norki!”.

14800214_10210612613942130_767319510_o 14808062_10210612614382141_1359723940_o

Siç duket raporti i tyre i tejkalon bashkëpunimin në muzikë por ndajnë edhe një miqësi të bukur së bashku! Ndërkohë, kur do të bëni një këngë bashkë ju të tre? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje