Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri gënjen kur thotë “Ajo nuk ma la”

July 20
20:16 2016

Disa ditë më parë, këngëtari Ledri Vula ka lançuar bashkëpunimin me Flori Mumajesin, “Nuk ma la”. Një këngë me një tekst dhe klip plot humor, që ngre shumë pikëpyetje, si për shembull: Kush nuk ia la Ledrit apo Florit? Duke qenë se janë dy nga meshkujt më simpatikë e të pëlqyer të showbiz-it kanë ditur të godasin me një tekst që, përveçse të mbetet në mendje, të bën të mendosh se në fakt qenka dikush që u ka thënë “jo”.

Po në të vërtetë a ka një vajzë që refuzon një mashkull simpatik si Ledri? Këngëtari ka postuar një foto në Snapchat, ku shkruan: “Ajo nuk ma la… Po rrej”. Me këtë ai ka lënë të nënkuptohet që nuk ka vajzë që mund ta refuzojë. E gjithë kjo është bërë me humor nga ana e tij për ndjekësit në Snapchat.

 

ledri

Etiketimet
Vip
Shperndaje