Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri dhe Noizy bëhen bashkë për një arsye…

Ledri dhe Noizy bëhen bashkë për një arsye…
August 04
16:36 2016

Ka ndodhur shpesh që artistë të ndryshëm, pavarësisht një mosmarrëveshjeje apo grindjeje mes tyre, të kenë bërë dalje publike më vonë krah njëri-tjetrit, duke i harruar kështu të gjitha!

Rasti i fundit i ngjashëm është ai i reperave Noizy dhe Ledri Vula.

Ju kujtohet kënga “Na jena OTR” e Noizyt, kur lufta “Babastars-OTR” ishte më e zjarrtë se kurrë? Në tekst dëgjohej me ironi emri “Ledri Gaga”! Pak kohë më pas, kur Ledri u largua nga “Babastars” u mendua se të gjitha rebelimet ishin hedhur pas krahëve, në momentin që u publikua një foto ku dy reperat kishin dale bashkë.
Por gjithçka u kthye në pikën e nisjes nga deklaratat e nxjerra në periudhën e eventit “Top Music Awards”, kur duke iu referuar pikërisht Ledrit, Noizy u shpreh: “Unë nuk fus miq e as dashnoret e mia të fitoj festivalet”. Reperi nga Kosova qëndroi indiferent ndaj kësaj deklarate.

Pavarësisht këtyre që kanë ndodhur, nga një postim në Instagramin e Ledrit, shohim se të dy reperat do jenë së bashku sonte në mbrëmje, të ftuar në një nga ‘club’-et e qytetit të Sarandës.

T’i kenë hedhur pas krahëve të gjitha fyerjet e së shkuarës?
Mesa duket,  kur bëhet fjalë për koncerte dhe para, edhe deklarata si ato të Noizyt mund t’i marrë era. Fundja, të bërit show është pjesë e gjithë lojës, e për këtë publiku do të jetë gjithmonë aty! /Blitz.al/

Noizy e Ledri

Dyshja

Shperndaje