Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledioni zbulon pse e dashuron emrin London

Ledioni zbulon pse e dashuron emrin London
January 13
10:18 2017

Para pak javësh, Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një vogëlushi. London Noor erdhi në jetë më 13 dhjetor dhe është fëmija i parë i çiftit të njohur.  Është thënë më herët se emri i pjesëtarit më të ri të familjes Hoxha-Liço  mbart dashurinë e dy prindërve të tij, pasi ndjenjat mes Sarës dhe Ledionit kanë lindur në kryeqytetin britanik. Megjithatë, ky mund të mos jetë shkaku i vetëm që djali i çiftit të njohur quhet London.

Një tjetër alternativë na e ka treguar vetë moderatori përmes një fotoje  në Instagram, mbi të cilën shkruhen disa shprehje të  shkrimtarit të famshëm Jack London.

ledion1

“London-i im tjetër” – shkruan Ledioni bashkangjitur fotos.

Jack London është një ndër shkrimtarët, novelistët dhe aktivistët më të njohur në Amerikë. Ndoshta Ledioni mund t’i ketë vënë të birit pikërisht emrin e shkrimtarit të tij të preferuar duke qenë se shprehet se ky shkrimtar është kaq shumë i dashur për të.  Nuk është rastësi edhe fakti që sot vogëlushi bën një muaj që ka ardhur në jetë dhe babi Ledioni ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit këtë foto të djalit të tij.

llll

Gjithsesi, e rëndësishme është që dashuria është ajo që e lidh vogëlushin me këtë emër, pavarësisht kuptimit të tij në të vërtetë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje