Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledioni rrëfen “live” detaje nga marrëdhënia me Sarën: Ajo është shumë xheloze!

Ledioni rrëfen “live” detaje nga marrëdhënia me Sarën: Ajo është shumë xheloze!
January 26
15:04 2017

Opsioni më i fundit “Instagram Live” i ka bërë të gjithë të “çmenden”. Pjesëtarët e familjes Hoxha kanë qenë ndër të parët që e kanë provuar këtë, veçanërisht Lori. Herë në Instagram-in e saj e herë te Ledioni, bashkohet edhe Sara, edhe motra më e vogël e familjes Hoxha, Redia. Veç humorit, ata u përgjigjen me shumë spontanitet edhe pyetjeve që u drejtojnë ndjekësit apo edhe miqtë e tyre në Instagram. Pak minuta më parë ishte moderatori Ledion Liço, i cili nga dita e nesërme do të nisë prezantimin e edicionit të 6-të të “The Voice of Albania”, “live” në Instagram dhe veç pyetjeve për talent show-n ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve personale. 

Ledioni ka treguar se Sara është shumë xheloze, por jo vetëm kaq.

“Sara më bërtet kur blej gjëra të shtrenjta, si gjirokastrite kurnace”,- ka thënë Ledioni.

E pyetur nga komentuesit nëse Sara bëhet xheloze për të, moderatori është shprehur:

“Po, është shumë xheloze”.

Çifti i njohur ka sjellë në jetë para pak javësh fëmijën e tyre të parë, London Noor. Ata janë në një lidhje dashurie prej gati tre vitesh./Blitz.al/

Komento
Shperndaje