Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledioni nuk do të rrethohet nga “Bricjapët”, numri 13 është me fat për të!

Ledioni nuk do të rrethohet nga “Bricjapët”, numri 13 është me fat për të!
December 14
13:59 2016

Pak javë më parë, moderatori i njohur Ledion Liço dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, organizuan “baby shower”-in për fëmijën e tyre që pritej të vinte në jetë.

Kjo u pasqyrua edhe në rrjetet sociale nga protagonistët e këtij organizimi: Sara, Ledioni dhe Lori, të cilët postuan një sërë fotosh e videosh nga festa.

Në një postim në Instagram, moderatori shfaqej pranë koleges dhe mikes së tij Xhemi Shehu dhe pranë Sarës.

“Jeta ime. I rrethuar nga Bricjapët. Nuk e di nëse është magji apo tragjedi”, – shkroi me humor Ledioni duke ju referuar Sarës, Xhemit dhe bebushit.

2212

Por, duket se gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve, pasi bebja erdhi në jetë ditën e djeshme, në datë 13, ndërkohë që pritej të vinte më vonë, në fund të dhjetorit/fillim janari.

Këtë e ka treguar edhe Sara me postimin e saj në Snapchat.

5455

Pra, falë vogëlushit, Ledioni nuk do të rrethohet nga Bricjapët, por tashmë do të ketë një Shigjetar pranë, që është i vogli i tij London Noor.

Përveç kësaj, nëse për një pjesë të madhe të njerëzve numri 13 është numër tersi, për Ledionin nuk është aspak kështu. London-i lindi në të njëjtën ditë me babain e tij, në datën 13. Ledioni ka lindur më 13 qershor dhe i biri më 13 dhjetor e përveç kësaj, të dy emrat u fillojnë me L dhe mbarojnë me N. Edhe për Sarën numri 13 duhet të jetë më i bukuri në botë… /Blitz.al/

Shperndaje