Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledioni publikon dy dashuritë e tij, emocionohen kolegët…

Ledioni publikon dy dashuritë e tij, emocionohen kolegët…
October 21
10:54 2016

Jemi mësuar tashmë që në profilin në Instagram të moderatorit Ledion Liço mos të shohim vetëm postime rreth punës së tij, por edhe për “çështje” që i përkasin zemrës.

Ndryshe nga partnerja e tij Sara Hoxha, e cila nuk preferon të shfaqet shumë, aq më tepër në këtë periudhë të shtatzënisë, Ledioni bën të kundërtën, duke u treguar të gjithë ndjekësve dy dashuritë e tij.

Vetëm para pak minutash ai ka postuar një fotografi të Sarës në plazh, së cilës i bie në sy barku i rrumbullakosur. Ky postim ka emocionuar ndjekësit, shumë prej të cilëve kolegë të moderatorit, të cilët kanë komentuar.

Ka qenë po Ledioni i cili para pak muajsh nxori lajmin se së shpejti do të bëhet baba dhe mesa duket, kjo është një gjë që po e pret me padurim. /Blitz.al/

My two lovebirds ❤️️

A photo posted by Ledion Lico (@ledionl) on

Komento
Shperndaje