Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledioni dhe Sara zbulojnë emrin e bebes?

Ledioni dhe Sara zbulojnë emrin e bebes?
November 23
14:35 2016

Vetëm pak ditë më parë, Sara Hoxha organizoi një festë “Baby shower” për vogëlushin e saj, i cili shumë shpejt do të vijë në jetë. Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të parë dhe si një eksperiencë e re për ta përpiqen që të mësojnë sa më shumë gjëra.  E gjithë vëmendja e tyre është përqendruar tek ardhja e vogëlushit të tyre në jetë, megjithatë  nuk ngurrojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Këtë gjë ka bërë moderatori i njohur Ledion Liço ditën e sotme, duke i dedikuar të fejuarës së tij një shkrim me fjalë dashurie e të përzemërta.

“E dashur Sara, ti je kudo, në dritën që pasqyrohet dhe shkëlqen përmes dritares, në përqafimet që më jep në mëngjes kur zgjohem, në çdo fjalë që unë them dhe çdo gjë që bëj. Lutem që të jemi bashkë gjithmonë! Ti i mungon aq shumë zemrës sime, aq sa lëkura do t’i mungonte trupit. Ti më mrekullon me atë çfarë je, me gjithë feminitetin tënd dhe butësinë. Pothuajse romantike. Mezi po pres të kem pranë një person si ty, njësoj si ty…”,- shkruan moderatori në Instagram.

Me siguri Sara ndihet shumë me fat për këto fjalë të partnerit të saj.

Në foton postuar bashkangjitur këtij shkrimi vihen re te dekori fjalët “Baby L on the way” duke na lënë të kuptojmë se emri i vogëlushit do të nisë me germën “L”. I kontaktuar nga Blitz.al, Ledion Liço është shprehur se është një rastësi që emri i të birit do të nisë me këtë germë, njësoj si emri i tij.

“Bëhet fjalë për një rastësi, por emrin nuk duam ta zbulojmë për momentin”,- ka treguar moderatori.

E gjithë familja Hoxha është tepër e emocionuar për pjesëtarin e ri që do t’u bashkohet brenda pak javësh./Blitz.al/

ledion-lico

Komento
Shperndaje